Situata politike sipas Hilës dhe Hoxhës në "FAKT"
Dritare.net
Sa i përket debatit të madh për kriminalizimin e Parlamentit të Shqipërisë, analisti Artan Hoxha thotë se deputetët e ndershëm nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën sallë, njësoj siç banorët nuk mund të jetojnë në një pallat të mbushur me kriminelë.
Në vazhdim të këtij debati, analisti Dritan Hila, duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit Rama se nuk pendohet për emrat e deputetëve që ka vendosur në listat zgjedhore, tha se si do të ndihen prindërit e vajzave të trafikuara kur të mësojnë se disa prej deputetëve janë të përfshirë në këto vepra penale?
Artan Hoxha shprehet se Kryeministri Rama, “tipa” të tillë i përdor për të fituar në ato zona zgjedhore ku e ka të vështirë. Lidhur me këtë debat nëse, opozita duhet ta braktisë Parlamentin pas provokimit që i bëri mazhoranca seancën e fundit me Armando Prengën, Hila thotë se opozita nuk duhet të largohet nga Parlamenti.
Ndiqni bisedën e plotë në emisionin “FAKT”: