Situata e tensionuar në Gjykatë/ Basha: Kriminelët dhe mafja mbrohet
E Mërkurë 4 Prill 2018, 09:09
Dritare.net
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehet se Rama po mbron kriminelët dhe mafien.
Postimi i plotë
“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”./K.Ç/Dritare.net