Sipas shenjës së tij astrologjike, ja si të silleni me fëmijën tuaj adoleshent
Dritare.net
Dashi: Mos ia thoni shpeshherë të vërtetat e tij të hidhura. Ai është kokëfortë dhe ka nevojë të reflektojë.
Demi: Mos e vinin nën presion. Një adoleshenti të kësaj shenje i duhet kohë për të gjetur ritmin e tij.
Binjakët: Mos e ndaloni të takohet me miqtë. Ai ka nevojë për këtë gjë pasi përndryshe do e kalojë gjithë kohës në internet.
Gaforrja: Mos i flisni me ashpërsi. Sipas Dritare.net, adoleshentët e kësaj shenje janë të ndjeshëm dhe mund të lëndohen lehtësisht.
Luani: Mos e neglizhoni, por tregojini sa e doni. Adoleshentët e kësaj shenje kanë nevojë për vëmendje dhe adhurim.
Virgjëresha: Mos e detyroni të bëjë diçka kur doni ju. Mësojini teknikat e reflektimit sepse ai shpesh është në ankth dhe nën presion.
Peshorja: Mos e ndalni të shprehet lirshëm për çdo gjë. Lëreni edhe të bëjë gjërat që do pasi ai ka kreativitet dhe shije estetikë shumë të zhvilluar.
Akrepi: Mos ia vini veshin provokimeve. Ata janë rebelë, por nuk duhet t'iu shkoni kundërt. Sipas Dritare.net, më mirë dëgjojini me kujdes dhe më pas flisni shtruar me ta.
Shigjetari: Mos i bërtisni, por folini me qetësi. Komunikimi është baza e gjithckaje.
Bricjapi: Mbani fjalën. Nëse një adoleshent e kupton se e keni tradhtuar do mbajë inat dhe nuk do ju dëgjojë më.
Ujori: Mos e kufizoni dhe tregohuni tolerantë. Një adoleshent i kësaj shenje do të provojë çdo gjë.
Peshqit: Mos e pengoni të provojë talentin. Regjistrojeni në një kurs pikture apo në një kurs për një vegël muzikore nëse e ka me dëshirë. Nëse gjërat nuk ecin të paktën do ndihet i çliruar që e ka provuar. /A.S-Dritare.net