Simeone “injoron”Guardiolën: Barça e Enrikes më e fortë
E Hënë 14 Mars 2016, 13:01
Dritare.net
“Nuk e di nëse kjo Barcelonë është skuadra më e fortë e historisë, sepse varet shumë nga rezultati këtë sezon, por puna e Luis Enrikes është e shkëlqyer. Guardiola ndërtoi Barcelonën kampione, por Enrike po e forcon dhe po e përmirëson akoma më shumë. Kjo skuadër është shumë e kompletuar në këto momente dhe po fiton duke vendosur rekorde”, tha trajneri gjatë një interviste për gazetën argjentinase “La Nacion”.