Si u festua Dita e Verës në Tiranë dhe Elbasan
E Mërkurë 14 Mars 2018, 14:02
Dritare.net
Të gjithë ata që kanë dalë janë favorizuar nga moti i mirë të paktën në kryeqytet. Shumë koncerte janë zhvilluar si në Tiranë po ashtu edhe në Elbasan të organizuara nga bashkitë respektive.
Megjithatë festa në qytetin nga ku buron edhe kjo traditë, ka mbaruar pak më shpejt, pasi shiu i verës ka shpërndarë njerëzit të cilët ishin duke shëtitur në shesh ose duke ndjekur koncertet e organizuara. Patjetër që nuk ka munguar edhe simboli i kësaj feste, ballokumja që sot është shitur në çdo cep të këtyre dy qyteteve.
Ndiqni të gjitha zhvillimet në fotot që sjell dritare.net. V.D/Dritare.net/