Si u arrestua Ridvan Zykaj, autori i ngjarjes së Selenicës

Mëngjesin e sotëm është arrestuar autori i masakrës, me   8 persona të vrarë, Ridvan Zykaj.

Për kapjen e tij kanë dalë në terren më shumë se 100 punonjës policie.

Policia lokale, Renea dhe FNSH, kanë rrethuar fshatin për të vënë në pranga autorin, sepse pas ngjarjes ai u arratis.

Autori gjate arrestimit nga policia

“Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmues, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës”- njofton policia.

LEXO DHE :  Reshjet/ Ministria e Mbrojtjes: Institucionet përgjegjëse të marrin masa urgjente

Autorit  është  shoqëruar në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Ridvan Zykaj ka vrarë 8 persona, mes tyre 2 fëmijë dhe gra, të cilët ishin të afërmit e tij. Motivet e ngjarjes nuk janë ende të qarta, por mendohet të jenë të dobëta.

Viktimat

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)./e.b- dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.