Si t'ju shpëtoni situatave kritike? Ja disa këshilla!
Dritare.net
Nëse dikush tenton t’ju rrëmbejë, lini disa sende personale në vendin ku po ju rrëmbejnë.
Nëse dikush tenton t’ju fus me zor në makinë, përpiquni që aksidentalisht të lini disa sende personale në vendi ku po ndodh ngjarja. Mos harroni, telefonin mbajeni me vete, sepse policia do e ketë më të lehtë t’ju gjejë.
Nëse je në ashensor me një kriminel, shtypni të gjithë butonat e kateve.
Është një mënyrë e mirë që ju të arrini t’ja mbathni, apo të paktën dikush do vihet në dijeni. Gjithashtu, krimineli do të hutohet teksa dyert e ashensorit do hapen vazhdimisht.
Si të kuptoni që po vjen një stuhi?
Tundeni një pije dhe hidheni në gotë. Nëse pija flluskohet vetëm anash, moti do të jetë i mirë. Por, nëse flluskat qëndrojnë në vendin fillestar, moti do të jetë i zymtë dhe me shi.
Nëse shfryhet goma e makinë, mbusheni me barë.
Nëse papritur goma e makinës shfryhet nga shpimi, ajo që ju duhet të bëni është të shponi dhe vrima tjera dhe t’i mbushni me barë. Natyrisht, ju duhet të shkoni te servisi më i afërt, por që makina të ecë, kjo është një zgjidhje ideale.
Qëndroni të fokusuar kur aeroplani ulet dhe ngrihet.
Qëndroni të vëmendshëm 3 minutat gjatë uljes dhe ngritjes së avionit. Mos u hutoni! Sipas statistikave, 61 % e aksidenteve ndodhin në këtë periudhë kohore. Prandaj, qëndroni të fokusuar sepse do shpëtoni veten nga ndonjë fatkeqësi.
Shuani zjarrin duke përdorur sodë buke
Nëse soba juaj ka marrë flak për shkak të vajit, mos guxoni të hidhni ujë për ta shuar, sepse situata do përkeqësohet. Ajo që do iu vijë në ndihmë është soda e bukës. Derdhi sodë dhe ajo do kundërveprojë me zjarrin.
Si të qetësoheni kur jeni në panik?
Paniku ul mundësinë e mbijetesës. Kjo është arsyeja pse duhet të qëndroni të qetë në situata të rrezikshme. Por si të largoni panikun? Është shumë e thjeshtë, uluni në tokë dhe filloni të numëroni pemët, apo gjithçka keni përreth. Atë që ndjeni shpreheni me zë të lartë. Përcaktoni veprimet që do merrni për të shpëtuar.
Përdorni dritën e telefonit kur kaloni në rrugë të errëta.
Kur kaloni në rrugë pa ndriçim, tregoni kujdes dhe mbani dritën e telefonit ndezur. Kjo do shmangë aksidentet, sepse shoferi do ju shikojë.
Bërtisni ose fërkoni fundin për të çorientuar një rrëmbyes.
Nëse po kërcënoheni, silluni si një viktimë histerike, bëni veprime të tilla si qarja, bërtitja, fshirja e hundëve më mëngë etj. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë që rrëmbyesit mos të të afrohen.
Gjithmonë mbani me vete një paketë false ilaçesh që tregojnë se jeni me HIV/AIDS
Jo vetëm për përdhunuesit, por edhe për rrëmbyesit është një mënyrë efikase shpëtimi, se fakti që kanë pranë një person të infektuar me SIDA, nuk do iu pëlqejë. Kështu, ata do iu lënë të lirë./E.B-dritare.net