Si nga njerëzit që punojnë në punë të rënda dhe të tjerë që për shakak të punës detyrohen të rrinë për orë të tëra në këmbë, kallot janë një problem kryesor për to.
Por mos u mërzisni nuk është e detyrueshme të vraponi direkt te mjeku për këtë problem, ka disa mënyra që dritare.net do ju mësoj se si të shpëtoni nga kallot duke i kuruar ato në shtëpi.
Me ujë të ngrohtë
Është mënyra më e thjeshtë që zakonisht i përdorin edhe klinikat. Mjaftojnë dy-tre lugë me sodë i hidhni në një tas plastik me ujë të ngrohtë, shtoni dhe ujë të lëngshëm dhe do shikoni që pas 25 minutash lëkura juaj do jetë më e butë.
Glicerinë
Nuk keni pse harxhoni shuma të mëdha për një trajtim në qendra të ndryshme. Por një përzierje shumë e thjeshtë me 10 pika amoniaku dhe 50ml glicerinë, do formojë një masë kremoze që duhet ti lyeni këmbët para se të shkoni në gjumë, dhe mos harroni të vishni dhe çorape të trasha pambuku.
Trajtim me lëng limoni
Metodat japoneze janë perfekte në përkujdesjen e lëkurës, ata përdorni shumë lëngun e limonit sepse zbut dhe i jep ndriçim lëkurës duke zhdukur në pak kohë çarjet në therma.
Mënyra është shumë e thjeshtë për ta aplikuar, për më shpejt thjeshtë ndani një limon në dy pjesë dhe i vendoni te dy këmbët ose lëngun e limonit e merrni me pambuk dhe lyeni lëkurën.
Parafinë
Nëse nuk keni parafinë në shtëpi mund të përdorni dyll të thjeshtë që mund të keni në shtëpi.Shkrijeni dyllin në një tas të madh në mikrovalë dhe i shtoni vaj sinapi. Këtë përzierje e aplikoni te këmbët dhe pasi ti lani lyeni këmbët me një krem qetësues.
Blini këpucët e duhura
Vajzave nuk ju mbarojnë hallet, përveçse duan të duken bukur të blejnë rroba të shtrenjta, me to pastaj u dalin edhe shumë probleme. Kur të blini këpucë mos u kurseni duke i blerë të lira sepse do keni probleme, ju sjellin fryrje këmbësh dhe ju lodhin pa masë.Prandaj këpucët blini me materiale lëkure. Përdorni xhel që pengojnë në fërkimin e këmbëve dhe kështu kallot kanë më pak mundësi të krijohen./A.C/dritare.net