Si të porosisni verë në një drekë biznesi

Nga  Marjeta Istrefi  – enologe

Drekat e biznesit, jo krejtësisht të zakonshme kërkojnë performancë të lartë nga ju, veçanërisht kur ju po prisni të takoni klientin tuaj më të ri apo përfaqësues të një kompanie prestigjioze.

Ndërkohë që nuk kuptohet, konsumimi i verës së përzgjedhur, lehtëson drekën duke ecur para. Për disa, kjo performancë e juaja tregon, sa i përgatitur jeni për takime midis sipërmarrësve.

Për ata që kanë qëndruar të mbyllur në zyrë, pa pasur mundësi të provojnë verëra të ndryshme, ky moment i gjen të gozhduar përpara kamerierit, që qëndron pezull, duke pritur të shpreheni, ndërkohë që gishtat tuaj ndihen të lagur, teksa mbajnë listën e verërave.

Nëse jeni i ri në botën e verës

Marrëdhëniet tuaja me verën janë kalimtare, ju pini rrallë dhe nuk i njihni etiketat më të mira. Kjo ju privon të porosisni, por ju mund t’ja besoni zgjedhjen, një prej të ftuarve, në të kundërt, nëse rrezikoni të porosisni këtë nuk do e bëni thjesht për veten tuaj, por për të gjithë tavolinën. Pyesni mbi preferencat e të ftuarve, që të arrini një zgjedhje, të cilën çdokush do ta pëlqejë.

Përcaktoni buxhetin tuaj

Një gjë duhet rikujtuar, vlera monetare e verërave, vjen duke u rritur. Përcaktoni sa do të shpenzoni mbi pijet dhe sa mbi ushqimin dhe referojuni këtij përcaktimi.

Përgatituni paraprakisht

Drejtimi i një biznesi të suksesshme ka të bëjë me planifikim, hulumtim dhe zbatim. Përse mos të veproni njësoj edhe me përzgjedhjen e verës? Telefonoini paraprakisht restorantit dhe merrni të dhëna mbi atë çka ata servirin për të pirë. Kërkoni një listë mbi verërat dhe përzgjidhni, duke u orientuar njëkohësisht me menynë e ushqimeve.

LEXO DHE :  Ndahet Ariana Grande, nga Pete Davidson

Shqiptimi

Shumë verëra, nuk mund të shqiptohen ashtu siç janë të shkruara. Për shembull, verëra të tilla si Cabernet, Merlot apo Pinot mbarojnë me një T të heshtur në fund, të tjera si Montepulciano kërkojnë pauza të shkurtra pushimi gjatë shqiptimit. Tentoni drejt një shqiptimi të saktë ose porosisni diçka ‘më të lehtë’, shqiptimi i të cilës rrokulliset në gojën tuaj.

Pyesni sommelierin

Nëse duart tuaja vazhdojnë të djersijnë mbi listë, heshtni. Në përgjithësi restorantet më të mira kanë një ekspert të verës. Sommelieri është si një enciklopedi vere, që do t’ju vij në ndihmë në mënyrë që të bëni zgjedhjen e përsosur, duke planifikuar çfarë vere do të porosisni në kombinim me atë çka do të hani.

Koha për t’u qetësuar

Asgjë e keqe nuk do të ndodhë edhe nëse ju porosisni një Merlot me T të fortë. Asnjë i ftuar nuk do të largohet edhe nëse ju porosisni peshk, shoqëruar me Cabernet Sauvignon. Vera është pjesë e biznesit dhe përzgjedhja e saj jep vlerësime mbi ju. Ndaj, pini herë pas here gllënjka të këndshme dhe vazhdoni bisedën me të ftuarit tuaj./ Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.