16:58 - 21 Mars, 2019

Si të përgatisni pilafin më të mirë me mish

Tani që jashtë është shumë ftohtë, provoni ta gatuani orizin me mish sipas kësaj recete për një shije akoma më të veçantë. Për këtë ju duhen  vetëm disa përbërës lehtësisht të gjendshëm dhe pak nga koha juaj.

Përbërësit:
2 gota oriz
226 gr mish viçi
3 lugë gjelle vaj
3 karota
1 qepë
4 gota lëng mishi
¼ lugë gjelle fara qimnoni
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Zieni fillimisht mishin e prerë në copa me 3-4 gota ujë të kripur për 20 minuta.
Në një tigan të madh me vaj skuqni qepën derisa të zbutet. Hidhni më pas karotat e grira në shirita dhe gatuajini për 3 minuta, shkruan shije.
Shtoni mishin e zier, orizin dhe erëzat. Skuqini për 4 minuta. Hidhni lëngun e mishit dhe kripë aq sa të dëshironi. Lëreni orizin të gatuhet për 30 minuta.
Largojeni më pas nga zjarri dhe lëreni me kapak për 15 minuta. Pas kësaj është gati për t’u shërbyer./dritare.net

LEXO DHE :  U sulmua me bojë, reagon Ralf Gjoni: Nuk më frikësojnë dot!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.