Si të menaxhoni në mënyrë sa më efikase kohën tuaj

Përpara se të lexoni këtë artikull, shpenzoni disa minuta nga koha juaj për të parë më kujdes organizmin e axhendës suaj, sepse të pasurit e një axhende të detajuar është çelësi për një menaxhim sa më të mirë të kohës suaj.

Çfarë është e rëndësishme dhe si t’i ndani gjërat sipas prioriteteve

Fatkeqësisht jo për të gjithë është e lehtë të përcaktojnë se çfarë është më e rëndësishme dhe si rrjedhojë ata përfundojnë duke u marrë me detyra që nuk janë fare prioritete për ta. Dhe nëse ju gjithmonë i vendosni ato që nuk janë prioritete ndaj atyre që në të vërtetë janë prioritetet tuaja, atëherë ju vetëm do t’i merrni vetes një kohë shumë të çmuar dhe nuk do të përfundoni kurrë detyrat që ju kërkohen në kohën e duhur.

Prandaj disa prej njerëzve më të suksesshëm dhe më produktivë i dinë fare mirë prioritetet e tyre, gjë kjo që i ndihmon ata të mos humbasin kohë.

Organizojini detyrat sipas prioriteteve

Nëse ju nuk i organizoni detyrat tuaja sipas prioriteteve ju do të jeni të çorganizuar, të stresuar dhe nuk do të arrini kurrë t’i realizoni ato në kohë.

Për fillestarët, prioritetet duhet të jenë sa më të thjeshta, duke përcaktuar pikat e mëposhtme:

  • Gjërat që janë më të rëndësishme
  • Arritjet tuaja
  • Përgjegjësitë që ju keni
  • Aktivitetet që ndikojnë në mënyrë pozitive tek ju për të pasur sa më shumë rendiment
  • Të dini të ndani detyrat e rëndësishme nga ato që janë urgjente. Vetëm sepse diçka është urgjente nuk do të thotë se është e rëndësishme.

Listë e organizuar

Të pasurit e një liste shumë të ngarkuar dhe aspak të organizuar mund të shndërrohet shpeshherë në një prej pengesave tuaja më të mëdha në procesin e punës.

Ndani detyat e rëndësishme nga ato urgjente

Edhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Ju duhet të dini t’i ndani detyrat që janë të rëndësishme nga ato që janë urgjente. Vetëm sepse diçka është urgjente nuk do të thotë se është e rëndësishme. Për shembull ju mund të shtyni për më vonë përgjigjen ndaj një e-maili, në rast se jeni duke u marrë me një detyrë të rëndësishme.

LEXO DHE :  Basha: Vendit do t’i rikthehen zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Evitoni shpërqendrimet

E-maili, celulari juaj, telefoni fiks, mbledhjet e shumta, etj, janë disa faktorë që mund të ndikojnë dhe t’ju shpërqendrojnë nga kreyerja e detyrave tuaja, prandaj mundohuni që t’i evitoni ato në maksimum.

Përdoni aplikacione që ju vijnë në ndihmë

Janë të shumtë aplikacionet që mund t’ju vijnë në ndihmë, të tilla si për shembull një aplikacion në fomë axhende ku ju mund të shënoi të gjitha detyrat tuaja sipas prioriteteve të tyre.

Mos vendosni prioritetet e të tjerëve ndaj tuajave

Të gjithëve na ka ndodhur që na kanë kërkuar ndihmë apo e kundërta. Por ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse duhet ta bëni këtë gjë atëherë kur ju të keni mjaftueshëm kohë në dispozicion. Mos i vendosni prioritetet e të tjerëve ndaj tuajave dhe në fund të ditës të sforcoheni për të përfunduar edhe detyrat tuaja.

Në vend që të menaxhoni kohën, menaxhoni nivelet tuaja të energjisë

Skedulojeni ditën sipas nivelit tuaj të energjisë. Nëse ju keni me shumë energji në mëngjes, atëherë këshillohet që ju të merreni me zhvillimin e detyrave më të vështia gjatë pjesës së parë të ditës dhe do ta shikoni se në fund të saj,kjo do të jetë një mënyrë shumë efikase për përfundimin e detyrave të ndryshme që ju janë caktuar.

Mos punoni më shumë, por në mënyrë sa më të zgjuar

Nëse doni të jeni sa më efikasë dhe produktivë duhet ta kuptoni se të punoni sa më shumë orë gjatë një dite nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju do të jeni efikasë dhe produktivë në fund të saj. Prandaj mos punoni shumë, por përpiquni të punoni në mënyrë sa më të zgjuar./ I.M-Monitor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.