Përpara se të niseni për në plazh, përgatiteni mirë lëkurën tuaj. Vera, plazhi dhe dielli janë thelbësore për jetën. Janë burim i vitaminës D, megjithatë, ekspozimi duhet bërë në mënyrë të moderuar dhe duke përdorur produktet e duhura me faktorë mbrojtës. Produktet Rilastil Sun-system mbrojnë nga rrezatimet më të rrezikshme duke parandaluar dëmet që shkaktohen në ADN-në qelizore.
Rilastil Sun System përmban Pro-Dna Complex që konsiderohet si teknologjia më e avancuar e mbrojtjes dermatologjike UVBUVA, duke u ofruar të rriturve dhe fëmijëve të gjithë sigurinë për të cilën lëkura ka nevojë. Kremrat me faktorë mbrojtës duhet të përshtaten me çdo pjesë të trupit dhe çdo zonë të fytyrës. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremit për fytyrën dhe qumështit, xhelit ose sprait për trupin. Stikerat janë të përshtatshme për buzët, hundën dhe sytë. Përdorimi i një produkti mbrojtës para çdo ekspozimi në diell, parandalon:
• Eritema (skuqje)
• Djegie
• Njollat kafe
• Plakjen e parakohshme
• Tumore të lëkurës