Ja disa këshilla sesi të freskoheni në temperaturat e verës!
-Dielli dhe temperaturat e larta gjatë ditës rrezikojnë veçanërisht shëndetin e të moshuarve dhe të njerëzve që mund të preken më lehtë nga sëmundjet. Sportistët ambiciozë, amatorë, madje edhe ata profesionistë janë të pambrojtur ndaj dëmtimeve të nxehtësisë. Këtu hyjnë çrregullime të përshtatjes së temperaturës (goditja nga dielli dhe nga nxehtësia), mungesë lëngjesh dhe elektrolitesh si rezultat i djersitjes së madhe, si dhe çrregullime funksionimi të kushtëzuara nga enët e gjakut në të cilat shfaqet rënie e presionit të gjakut.
- Edhe pse të gjithë duhet të kenë kujdes gjatë nxehtësisë, kujdesin më të madh e kërkojnë fëmijët! Fëmijët absorbojnë sasinë më të madhe të ngrohtësisë, ndërsa ekspertët theksojnë që më e rrezikshmja është të lihen fëmijët në makinë pa mbikëqyrje. Pavarësisht nga aktivitetet fizike në ujë (deti, pishinat), fëmija po ashtu duhet të pijë sasi të mjaftueshme të ujit për të mbetur i hidratuar dhe mbrojtur nga nxehtësia. Larja në det, ose pishinë do të freskojë trupin tuaj, por nuk do të zëvendësojë ujin, i cili është i nevojshëm për organizmin tuaj dhe çdo qelizë në trup, shkruan dritare.net
Delikatë janë edhe të moshuarit pasi ata kanë një ndjenjë etjeje më të dobët sesa të rinjtë dhe rregullimi i temperaturës tek ata funksionon më me vështirësi. Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut në kushtet ekstreme të bën të ndihesh më i dobët. Po ashtu shumë të rrezikuar janë njerëz me probleme të qarkullimit të gjakut, si p.sh: me hipertension dhe të sistemit nervor qendror, ata me epilepsi.
Edhe disa medikamente mund të rrisin rrezikun për t'u sëmurur nga i nxehti.
P.sh: ilaçet diuretike, antihistaminikët dhe antidepresivët, të cilat ndikojnë djersitjen në kushte të caktuara. Faktorë të tjerë rreziku janë mbipesha, mbimotivimi (te sportistët) dhe veshja e gabuar.
-Të parandalosh dëmtimet nga vapa
Në rast temperaturash të larta këshillohet të shmangen aktivitetet e lodhshme. E rëndësishme është të pihen sa më shumë lëngje. Veçanërisht për të moshuarit vlen: pini edhe atëherë kur nuk keni etje.
-Këshillohet gjithashtu, një ushqim që tretet lehtë dhe me përmbajtje uji si: fruta dhe perime të freskëta. Një veshje e lirshme dhe një kapele e lehtë që lejon ajrosjen e që pengon hyrjen e rrezeve të forta të diellit.
Çfarë të bëni në raste emergjence!
-Në rast se dyshoni se fëmija juaj, ose një person tjetër është sëmurë, ka diçka që nuk shkon me të, këtu keni disa këshilla që dritare.net i sjell posaçërisht për ju.
-lagojeni nga dielli dhe shkoni me të në hije,
- jepini ujë të ftohë, mbulojeni me peshqir të lagët,
- Uleni në karrige, dhe këmbët t’i ketë të ngritura mbi zemër, nëse simptomat nuk kalojnë, thërrisni ndihmën e shpejtë.
- Sulmi nga nxehtësia është rast urgjent, ndërsa shenja e parë është humbja e vetëdijes. Nëse e vëreni këtë gjë, lajmëroni ambulancën/ K.C/dritare.net