Si të lehtësoni dhimbjet nga djegia e diellit!
E Martë 24 Korrik 2018, 13:01
Dritare.net
- Duhet të lyheni me locione ose kremra ‘aftersun’, që i gjeni në supermarkete apo farmaci. Këto locione janë posaçërisht për të rikuperuar lëkurën dhe lehtësuar dhimbjen pas djegies.
- Qëndroni në vend të ftohtë, ose freskohuni herë pas herë me ujë të ftohtë. Më mirë bëni një dush me ujë të ftohtë, sugjeron dritare.net
- Lyejuni me kos, pasi ai ju ndihmon në heqjen e lëkurës së djegur dhe lehtëson dhimbjen.
- Përdorni çaj. Çaji ka një nivel të lartë të pH. Ai ndihmon në rivendosjen e niveleve të pH të lëkurës. Ju nuk keni nevojë ta pini, por thjeshtë lyeni lëkurën tuaj të djegur, këshillon dritare.net
- Pini shumë ujë! Është e rëndësishme që të qëndroni të hidratuar, pasi digjeni nga dielli. Pirja e ujit të freskët dhe pak të ftohtë, ju qetëson temperaturën e lartë të trupit.
- Përdorni edhe qumësht
Një shtresë qumështi e ftohtë do t’ju ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe shëron shpejt lëkurën e djegur. Qumështi përmban vitamina A dhe D, aminoacidet, acid laktik, yndyra dhe proteina të rëndësishme nga lëkurën.
- Merrni qetësues nëse keni dhimbje të mëdha. Shkoni në farmaci dhe merrni ndonjë paracetamol ose qetësues tjetër, për të lehtësuar dhimbjen, këshillon dritare.net.
- Përdorni kremra, për lehtësimin e inflamacionit, djegieve dhe kruajtjeve.
- Dritare.net ju sugjeron të përdorni edhe kastravecin, i cili ju ndihmon të lehtësoni dhimbjen, dhe rigjeneron lëkurën. Kastraveci është i pasur me antioksidantë, të cilët freskojnë dhe mbajnë nën kontroll djegien.
- Përdorni kremra me vitaminë E, që të reduktoni inflamacionin dhe të lehtëson dhimbjet./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net