Si të humbësh peshë brenda javës, ja zgjidhja!

Pavarësisht mënyrës sesi zgjedhim të humbim peshë me shpejtësi për shkak të një eventi apo për të arritur qëllimin tonë, duhet të përballemi me faktin që është e pashëndetshme dhe mund t’ju shtyjë të hani shpesh e të mos jetë e qëndrueshme më vonë.
Edhe pse mund të arrini rekordin që i vendosni vetes, kjo ka pak gjasë të jetë e qëndrueshme, duke qenë se shumica e kilogramëve të humbur janë uji i organizmit tuaj, e sjell ngadalësimin e metabolizmit duke e bërë edhe më të vështirë tretjen e mëvonshme.
Megjithatë dritare.net sjell më poshtë këshillat  sesi t’ia dilni vërtetë të humbni deri në 2 kilogramë në javë,  pa rrezikuar t’i rimerrni më vonë.

Ndiq dietën tënde ushqimore


Nëse konsumoni më shumë kalori sesa hani, kjo sigurisht do të sjellë humbje peshe. Është kaq e thjeshtë, ama përpara se të përgatisni një plan ushqimor, duhet të mbani shënim kaloritë që konsumoni. Për këtë ju ndihmojnë me siguri aplikacionet e shumta e në mos, mos lini etiketa pa lexuar që t’ia dilni!

Nisja me ndryshime të vogla të vakteve tuaj!

Jini të sinqertë me veten: nëse keni konsumuar gjithë jetën ushqime të shpejta, do ta keni thuajse të pamundur të ndryshoni jetë menjëherë. Ndaj, nëse në mëngjes keni konsumuar gjithnjë sandviçë plot me proshutë e djathë, dritare.net ju sugjeron ta zëvendësoni së paku me sandviç me brumë integral e me më pak përbërës në të. Në mënyrë të tillë ndryshoni pak e nga pak stilin tuaj të të ushqyerit!

LEXO DHE :  Si degradoi protesta me “regji qëndrore” e studentëve

Konsumoni sheqernat me proteina


Të konsumuara veç, ëmbëlsirat e sheqernat në përgjithësi qarkullojnë lehtë dhe shpejt në sistemin e gjakut, duke ju lënë të uritur ose të lodhur. Proteinat e ngadalësojnë këtë proces kështu nëse i kombinoni do të ndiheni pak më të ngopur e jo aq të lodhur menjëherë.

 Bëj një sforco për të evituar situatat stresante


Sa herë që kemi një situatë stresante, priremi të kërkojmë direkt ushqim. Kjo ndodh për shkak të kortizolit, hormonit të stresit, i cili nxit oreksin tuaj për ëmbëlsira e yndyra. Ndaj duke evituar këto situata, jeni duke i dhënë një shtysë më shumë vetes për të humbur ca kile më tepër.

Fli 30 minuta më shumë çdo natë


Një gjumë i keq lidhet me një metabolizëm më të ngadaltë dhe sa më gjatë të jeni zgjuar, aq më shumë do të kërkoni të konsumoni ushqim. Ndaj një rruge e dy punë: çlodheni e humbni peshë njëherësh!

Mbani shënim kilogramët që do t’i thoni lamtumirë e na falënderoni më vonë./Përshtati: Xheni Hatillari/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.