Si të gatuajmë një gulash të shijshëm!

Ushqimet e ngrohta janë një mënyrë për të qëndruar të ngrohtë këtë dimër. Edhe gulashi është një gjellë tipike dimërore, përbërësit kryesorë të të cilit janë mishi i viçit dhe perimet dimërore. Dritare.net ka sjellë për ju, një recetë speciale si të gatuani një gulash të shijshëm.

Për 4 deri në 5 persona ju duhen:

500 gram tul mish viçi

4 lugë vaj ulliri

1 kokërr qepë

Një lugë gjelle salcë domatesh

Gjysmë gote vere të kuqe

4 kokrra mesatare patate

Një tas me bizele

4 karota

Një tufë majdanoz

Kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Pritet tuli i mishit në copa dhe skuqet.  Shtohet qepa e grirë në kubikë të vegjël dhe përzihet sa të skuqet mirë. Shuheni me pak verë të kuqe dhe më pas hidhni salcën e domates, një gjethe dafine dhe ujë sa të mbulohet mishi. E lini në zjarr sa të marrë një valë. Ndërkohë, përgatitni patatet, karotat dhe bizelet. Karotat dhe patatet priten në kubikë në madhësinë e një arre, ndërsa bizelet lihen kokërr.

LEXO DHE :  Intervistoi Balilin, flet gazetari: Aty ku e takova, nuk punonin pajisjet elektronike

Fillimisht shtoni në tenxhere karotat, pas disa minutash bizelet e më pas patatet. Gjella lihet në zjarr të ngadaltë derisa të ziej mirë. Në fund hidhini sipër pak majdanoz të grirë, kripë dhe për të zi./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.