Si të gatuajmë fasule të shijshme, me pastërma!

Nuk ka gjë më të shijshme këtë dimër se, fasulet me pastërma. Me mish, të shijshme, dhe për më tepër të shëndetshme. Fasulet e ngrohta me pastërma janë ato çfarë na duhen në këtë të ftohtë. Diçka që të na ngrohë dhe të na mbushë stomakun. Dritare.net ka sjellë për ju, një recetë speciale, si t’i gatuani fasulet me pastërma.

Për 4-5 persona ju duhen:

2 filxhanë e gjysmë fasule

5-6 copa pastërma

2 kokrra qepë

1 spec jeshil

1 domate

Pak vaj ulliri

Kripë dhe piper djegës, nëse doni.

Si t’i përgatisni!

Vendosini që në darkë fasulet në një enë me ujë të ftohtë, që të zbuten. Ndërsa në një enë tjetër, vendosini copat e pastërmasë, që të zbuten dhe t’u dalë kripa.

LEXO DHE :  Video/ Lojtari portugez humb jetën në minutat e fundit të lojës

Mëngjesin tjetër, hiqini fasulet dhe pastërmanë nga uji dhe i shpërlani. Merrni një tenxhere, mbusheni me ujë dhe vendoseni në zjarr. Hidhni brenda fasulet dhe pastërmanë. Pasi të marrin valë, derdhjani ujin e parë dhe hidhini sërish.

Në një tigan të thellë hidhni vajin e ullirit dhe shtoni qepën e grirë hollë. Përziejeni deri sa qepa të marrë një ngjyrë kafe të çelët dhe shtoni specin. Domaten grijeni në rende, ndërkohë lëngun e saj hiqeni. Hidheni në tavën e qepës e më pas të gjithë masën e shtoni në tenxheren ku keni fasulet dhe pastërmanë e copëtuar. I lini fasulet dhe pastërmanë të zien për 95 minuta dhe në minutat e fundit të zierjes shtoni pak kripë. I lini të zihen edhe pak dhe hiqini nga zjarri./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.