Sot ju ofrojmë disa ide të dobishme për të arreduar një shtëpi në bregdet. Sigurisht që në një shtëpi të tillë jeni më të lirë të bëheni kreativ, pasi gjithmonë një shtëpi e dytë të jep më shumë mundësi për t’u shprehur dhe për të realizuar ato që ju keni dëshirë. Zakonisht për këto shtëpi këshillohen ngjyrat e qeta si e bardha, dhe bluja e lehtë, por edhe ngjyrat që kanë jetë duken shumë bukur. Ngjyrat e zymta nuk janë të preferuara. Zakonisht preferohen arredimet minimaliste me shumë elementë pranë natyrës, siç janë druri dhe guri, megjithatë shumë i përdorur është edhe xhami. Mbi të gjitha dritaret duhet të jenë të mëdha, që të keni mundësi të shijoni pamjen që ju ofrohet. Për të kuptuar më shumë ndiqni fotot në galerinë më poshtë që dritare.net sjell për ju.V.D/Dritare.net./