Si ta mbajmë ndezur pasionin në distancë!
Dritare.net
I dashuri im ka disa muaj që po ndjek një master në Birmingham, Angli. Lidhja po ecën ok, por sado distanca bën të veten dhe kam pak frikë të them të drejtën. Fundja meshkujt tundohen lehtë dhe mesa kam dëgjuar femrat andej janë shumë të hapura ndaj seksit. Si mund ta mbaj pasionin ndezur edhe kaq larg sa jemi?
Me përzemërsi Adela
E dashur Adela
Shqetësimi yt është goxha aktual pasi marrëdhëniet në distancë në ditët e sotme janë shtuar. Teknologjia ndihmon shumë kështuqë nuk është dhe aq e vështirë. Si fillim edhe pse pak a shumë e njihni axhendën e njëri tjetrit, mos i fol gjatë gjithë kohës për aktivitet dhe oraret, se cfarë po ha tani apo ku do shkosh pastaj. Misteri dhe kureshtja shtojnë tërheqjen.
Nëse flisni zakonisht në skype darkave, para se të flini, sic bëjnë shumica e çifteve, thyej rutinën. Dërgoji ndonjë foto\video pikante sapo zgjohesh apo edhe gjatë ditës. Ftoje të luaj. Nëse është në ambient publik akoma më mirë, mos e ndërprit lojën, thuaji të shkoj në tualet apo në ambientin më të afërt privat. Ndalo nëpër dyqane, fotografo të brendshme, dërgoja dhe pyete nëse i pëlqejnë. Mbrëmjeve mund të zgjidhni një film të preferuar ngacmues, ta përdorni si paralojë dhe ta shihni në të njëjtën kohë.
Absolutisht nëse ekziston mundësia për ndonjë takim surprizues në një weekend do të ishte fantastike./dritare.net
Më shkruaj [email protected]