Si ndryshon jeta kur zgjohesh herët, në mëngjes

Zgjimi i mëngjesit, një nga makthet e të gjithëve. Ju e vendosni alarmin çdo 5 minuta, dhe si përfundim zgjoheni vonë dhe po ashtu mbeteni vonë për punë.

Nëse zgjoheni në orën 08:00 për të shkuar në punë në orën 09:00, minutat mes të dy orëve janë një sfidë e vërtetë për ju. Duhet të ngriheni, lani dhëmbët dhe sytë, të visheni, të dilni, të pini një kafe etj etj,  dhe 60 minutat nuk iu premtojnë asgjë, përveçse një ditë stresuese dhe lodhëse, në vazhdim.

Por si ndryshon jeta nëse zgjohesh herët. Dritare.net u tregon disa mënyra sesi do përfitoni ju, në jetën tuaj.

Bëheni më produktivë

“Njerëzit e suksesshëm zgjohen herët”, thotë një shprehje , dhe është e vërtetë. Kur zgjohesh herët je më i kthjellët, i përqendruar dhe ditën e ke më të organizuar. Zgjimi herët të mundëson të përfundosh punë që i mbaron në darkë, dhe kur i bën në mëngjes, në darkë mund ta kalosh kohën me familjen. Pra, zgjimi herët të bën produktiv profesionalisht dhe personalisht.

Keni kohë

Nëse niseni dy orë para për punë. Ju do keni kohë për veten tuaj.  Ndërkohë që ecni në rrugë, nuk keni pse shikoni disa herë orën, apo të vraponi. Duke dalë herët ju mund të ecni të qetë dhe madje të pini një çaj dhe të lexoni disa faqe nga libri juaj i preferuar.

Zhvilloni zakone të reja

Zhvillimi i zakoneve të reja është thelbësore për zhvillimin tuaj, orët shtesë në mëngjes mund t’ju japin mundësinë e një planifikimi të mirë të ditës. Ju bëni dhe punën, por bëni dhe aktivitete fizike. Nuk është kjo një gjë e mirë?

LEXO DHE :  7 gabimet që nuk ju lejojnë të dobësoheni shpejt!

Mbani trupin në formë

Kur zgjoheni herët jeni më fleksibël, ju mund të shkoni në palestër, ose të bëni një shëtitje. Falë kohës shtesë, ju mund të mbani trupin në formë.

Shijoni qetësinë

Kur ju dilni herët nga shtëpia, shmangni zhurmat e makinave, njerëzit që bërtasin, dhe plot zhurma të tjera akustike. Është e vërtet që orët e hershme të mëngjesit janë paqësore. Kur është qetësi dhe ju jeni më të qetë dhe keni mundësi të mendoni thellë, pa jua prishur dikush terezinë.

Kursen kohë dhe energji  gjatë rrugës

E keni parasysh momentin kur mbeteni në trafik? Epo, prandaj dritare.net iu sugjeron të zgjoheni herët, sepse do kurseni kohë dhe energji. Zgjohuni herët, merrni autobusin dhe shkoni në punë. Nuk do përballeni as me trafik, as me shumë njerëz.

Mëngjes i shëndetshëm

Kur zgjoheni vonë në mëngjes, nuk keni kohë të hani këtë vakt të rëndësishëm. Kur vjen dreka ju jeni të uritur, saqë do porosisni ushqime jo të shëndetshme, por të pëlqyeshme.

Kështu që, zgjohuni herët, hani mëngjesin në shtëpi, dhe nuk do keni uri, për gjëra të pashëndetshme, jashtë.

Përmirësoni cilësinë e gjumit

Rutina e gabuar e gjumit mund të çojë në probleme shëndetsësore. Nëse ju caktoni orarin kur do flini dhe kur do zgjoheni, do të bëni një gjumë të plotë dhe të rregullt. Fjetja dhe zgjimi i rastësishëm ul cilësinë e gjumit tuaj./E.B-dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.