Informativ Shtetëror është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Bushi që gjendet në atë pozicion prej më shumë se 7 vitesh, mësohet se ka qenë vërtetë duke kryer përgjimin e një grupi trafiku narkotikësh, ndërsa në momentin që në ambientet e punës së tij janë paraqitur oficerët e policisë dhe i kanë komunikuar urdhrin e arrestit të kërkuar nga prokuroria dhe të vendosur nga Gjykata, ai nuk ka kundërshtuar.
Madje sipas informacioneve të gazetës Shekulli, ai iu ka hapur dyert, iu ka vënë në dispozicion gjithë materialet e tij të punës dhe nuk ka mohuar për asnjë moment që e ka të njohur dhe madje mik të arrestuarin e policisë Ilir Memushaj.
Prokuroria dhe policia bëjnë të ditur se Bushi ka dërguar tek Memushaj transkriptin e përgjimeve të rivalëve të tij dhe të grupit të tij, ku dyshohet dhe mendohet sipas hetimit se ishin pikërisht Denis Kasaj dhe dy miqtë e tij.
Prokuroria bën me dije se në mesin e të përgjuarve nga ana e oficerit të arrestuar ishte edhe Denis Kasa, që mbeti i vrarë në atentatin e Mbrostarit, në rrugën Fier- Lushnje.
Të gjitha lëvizjet e tij dhe komunikimet që kryente në telefon, inspektori Bushi, gjithnjë sipas prokurorisë i dispononte dhe dyshohet se me anë të fotografive i ka dërguar Ilir Memushajt.
Ky i fundit dyshohet se bën pjesë te një grup tjetër kriminal, rival i viktimës Kasaj dhe i dy miqve që mbijetuan në atë atentat. Në këto përgjime, sipas akuzës, që i janë gjetur Ilir Memushajt nëtelefon, inspektori i tregonte për makinat që Denis Kasa
përdorte për lëvizje dhe biseda të tjera që ai kryente.