Si i masakroi 57-vjeçari me thikë dy vajzat e tij
Dritare.net
Mirëpo, sipas të dhënave të policisë, bëhet me dije se gjykata kishte vendosur që fëmijët të rrinin me të ëmën, për shkak se rezultonte që Kujtimi ishte gjithnjë nën efektet e alkoolit. Edhe pse të ndarë ai të jetonte nën të njëjtën çati me pjesën tjetër të familjes, shkruan gazeta Shekulli. Duke qenë se fëmijët gjithnjë e më shumë i shmangeshin pasi ai ishte i dhunshëm, autori i krimit të rëndë ka nisur të kofliktohet me to.
Sipas të dhënave, të dy vajzat e sulmuara dje, ku fatkeqësisht njëra nuk mundi tu mbijetonte plagëve, ishin të fejuara. Burri i dehur, ditën e djeshme, pasi ka ardhur në shtëpi ka nisur të konfliktohet me të bijat duke i ofenduar ato. Sherri ka vijuar gjatë ndërsa vajzat nga frika kanë mbyllur dyert dhe janë futur në dhomën e tyre. Sipas policisë, Kujtim Ibraj, fillimisht ka marrë një kallashnikov dhe ka shkuar të vrasë të gjithë familjen, por për fat, nuk i ka shkrehur. Në atë moment vajzat kanë dalë nga dhoma e tyre nga frika se mos do të qëllonte nënën dhe djalin e vogël që gjendej në shtëpi. Atëherë burri ka rrëmbyer një thikë buke dhe ka sulmuar vajzën e madhe, Esenadën. Elidona ka ndërhyrë për të bërë të mundur shpëtimin e motrës por ajo ka marrë edhe plagën më të rëndë. Kanë mbërritur fqinjët dhe burri është larguar në dhomën e tij bashkë me thikën. Vajzat janë dërguar në spital ku Elidona, 17 vjeçe, nuk mundi të mbijetonte, ndërsa vajza tjetër gjendet në spital me plagë të rënda thike dhe plagën e madhe të humbjes përgjithmonë të motrës më të vogël që ndërhyri t`i shpëtonte jetën.