Moti për ditën e sotme do të jetë shumë i paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Më të dukshme reshjet e shiut do të jenë në veriperëndim dhe pjesën qendrore, ndërsa në verilindje priten reshje dëbore. Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten me të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat do pësojnë ulje të ndjeshme, duke u luhatu me vlerat ditore nga 3 deri 19 gradë celsius./E.B-dritare.net