Si do të jetë moti në ditët në vijim!

Pjesa më e madhe e territorit, këtë të mërkurë u dominua nga reshje të dendura dëbore. Dëbora u shoqërua edhe me ngrica, të cilat sollën probleme në qarkullim, por jo vetëm.

Por si do të jetë moti në ditët në vijim?

Nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak mësohet se, temperaturat për ditën e enjte do të pësojnë rritje të ndjeshme, ndërsa të premten do të jenë konstante. Sa i përket fundjavës, mësohet se, vendi ynë do të dominohet nga temperatura më të ulëta se ditët e tjera.

LEXO DHE :  Foto/ Numrit dy të qeverisë kroate i publikojnë pamjet me prostituta dhe kokainë

E enjtja dhe e premtja do të dominohen nga reshje të dendura të dëborës në të gjithë territorin. Më të lehta priten të jenë ditën e premte. Sa i përket të shtunës dhe të dielës, nuk do të ketë reshje dëbore, moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të njëpasnjëshme, por mësohet se, do të dominojnë edhe ngricat e forta. Për më shumë zbuloni në fotogalerinë më poshtë!/K.C/dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.