Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të kushtëzojnë motin. Për pasojë, pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira të dendura në të gjithë vendin, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me vranësira dhe reshje më të dendura në jug dhe qendër. Nga 'meteoalb' mësohet se, temperaturat do të ulen në mëngjes, po rënie do të sjellë edhe mesdita, duke luhatur vlerat nga -1 deri në 14 gradë celsius./K.C/dritare.net