Kjo javë e re dhjetori do të nisë me një mot të qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Më të dendura do të jenë në rajonin jugor. Edhe pasditja do të vazhdojë në të njëjtat kushte atmosferike, ku herë pas here do të ketë kalime vranësirash në të gjithë territorin dhe më të dendura në zonat malore. Temperaturat do të jenë në rritje në mëngjes, por nga pasditja do të ruajnë vlera konstante. Nga ‘meteoalb’ mësohet se, ato do të luhaten nga 1 gradë celsius në vlera minimale, në 21 gradë, për ato maksimale./K.C/dritare.net