Dita e mërkurë do të jetë kryesisht me mot të nxehtë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në pjesën e parë të ditës do të kemi mot të kthjellët, ndërsa gjatë pjesës së dytë do të kemi vranësira, të cilat sa do të vijnë dhe do të shtohen. Ndërkohë priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe të lokalizuara.
Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 17 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 31 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat e ulta. Sinoptikanët shpjegojnë se lagështira në ajër do të bëj që vapa të ndihet edhe me shumë. V.D/Dritare.net/