Vijojnë temperaturat e larta. Të martën temperaturat do të arrijnë 30 gradë. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, shpjegojnë se gjatë kësaj dite moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por me vranësira në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në zonat malore. Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 11 në vlerat e tyre minimale në zonat malore deri në 30 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare. Ndërkohë që gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë as reshjet, të cilat do të kenë karakter lokal. V.D/Dritare.net/