Dita e enjte do të karakterizohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Sinoptikanët parashikojnë se gjatw kësaj dite do të kemi një mot të paqëndrueshëm.
Sa i takon temperaturave sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikojnë një ulje të temperaturave në vlerat e tyre minimale me dy tre gradë. Kështu ato do të shkojnë nga 11 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 29 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat e ulta. V.D/Dritare.net/