Si do jetë moti, e enjte 14 qershor

Dita e sotme do të jetë kryesisht me mot të nxehtë. Por gjatë kësaj dite do kemi edhe prezencë vranësirash. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe të lokalizuara.

Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 15 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në  29  gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat e ulta. Sinoptikanët shpjegojnë se krahasuar me ditët që lamë pas kemi një ulje të temperaturave me 2 gradë. V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Meliania Trump: Urrej kur shoh fëmijët e ndarë nga familjet e tyre

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.