Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët, por mos u gënjeni, pasi sinoptikanët parashikojnë sërish vranësira dhe reshje shiu gjatë pjesës së dytë të ditës. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do jetë me e qetë dhe reshjet e shiut do të jenë me karakter lokal dhe me intensitet të ulët. Sa u takon temperaturave ato do të shkojnë nga 9 gradë në vlerat e tyre minimale në zonat malore deri në 24 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare. V.D/Dritare.net.