Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti.
Demaçi është njohur edhe si “Mandela i Ballkanit”
Adem Demaçi ka qenë shkrimtar, dhe aktivist i njohur i çështjes shqiptare, dhe ai u burgos nga qeveria jogusllave në vitet 1958, 1964-1974 dhe nga 1975-1990./ I.M-Dritare.net