Shtroni rrugët se latë nam, ja si i përgjigjet Rama komentuesit!
Dritare.net
Një nga komentuesit i ka kërkuar kryeministri të shtrojnë rrugët, por Rama ka shkruar se po bëhet çmos që situata e rrugëve të rregullohet.
Replikat
Qytetari: Bravo per turizmin por duhet rregulluar sherbimi dhe cmimet e ushqimeve.Jo per tre muaj te nxjerrim investimin ,duhen vite per te nxjere fitim te mbare jo me nje te rene te lapsit boss
Rama: Sherbimi eshte sfide me vete, nuk rregullohet lehte pas shume vitesh pa asnje lloj shkollimi e trainimi profesional, ndersa cmimet i di tregu jo qeveria
Qytetari: shtroni rruget ju se lat nam i keni len fshatrat si syt tuaj tu pellcasin ,e lini detin se deti i shtruar esht nga perëndia
Rama: I kemi lene ne? Jo Emanuel, i kemi gjetur keq dhe po bejme cmos me sa mundemi, po nuk behen te gjitha menjëherë
Qytetari: Sistemo rruget o njeri se jane bo si turpi botes. Nga hecen nga ajri apo nga toca.
Rama: Nuk jane bo kane qene dhe duhet te lanim borxhet njehere, se rruget nuk behen me komente ne fb, behen me para
Qytetari: Sapo u ktheva nga Vlora. Pisllek gjithandej. Pylli i Sodès eshte ber mè keq se Sharra e Tiranes. Ju flisin por se kini idene se çthoni
Rama: Vertete? Cudi pra, se une ne Vlore jam dhe me e paster Vlora s’ka qene ndonjehere edhe pse ka ende shume akoma per te bere, sepse kultura e moshedhjes se plehrave rrugeve eshte ende e forte! Po nderkohe nuk ta zuri pak syri rrugen e re te Pyllit te Sodes? Apo s’e kam idene cfare flas?/ I.M-Dritare.net