Shtëpitë e shembura në Laprakë, Veliaj: Shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve
Dritare.net
Përmes një postimi në Twitter kryebashkiaku Veliaj ka bërë me dije se dy familje pranuan që të pranojnë ofertën e Bashkisë së Tiranës për marrë bonus qiraje deri në tre vjet dhe të lirojnë banesat që u prishën sot nga IMT-ja në afërsi të Doganës. “Faleminderit 2 familjeve që vullnetarisht liruan ndërtesat pa leje pas bonusit të qerasë për t’i hapur rrugë Unazës!”, tha Veliaj
Ndërkohë duke iu referuar rastit të tretë, atij të Bajram Nelajt, Veliaj thekson se ai është demonstrimi më i mirë i të gjithë atyre që duke përfituar nga mungesa e reagimit të institucioneve ka ndërtuar pa leje duke zaptuar prona të të tjerëve.
“Rasti 3 i zyrtarit të kthimit të pronave të PD që pasi vodhi pronë e ndërtoi pa leje 4 njësi për t’i dhënë me qera – shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve”, shkruan Veliaj në twitter./A.C/dritare.net