Shqiptarja i shet fëmijën çiftit homosekual në Itali
Dritare.net
Ngjarja ka marrë vëmendjen e medias lokale e cila shkruan se për ta bërë sa më të besueshme shitjen e foshnjës që ajo mbante në bark, ishte martuar me personin që do e blinte, një avokat italian homoseksual.
Por problemi i gjithë skemës mashtruese ka qenë fakti se në qytetin e Pavias avokati njohej si person me të tilla prirje dhe dyshimet kanë qenë të mëdha. Policia ka marrë në dorë çështjen dhe ka kryer një test ADN-je nga i cili ka dalë dhe e vërteta, se fëmija që mbante në bark shqiptar ishte në fakt e të dashurit të saj, po shqiptar. Një tjetër lëvizje e dyshimtë ka qenë ajo e llogarive bankare. 70 mijë eurot janë derdhur në llogarinë e shqiptares nga llogaria e avokatit, çka e ka bërë rastin në fjalë akoma më shumë të thjeshtë për t’u zbuluar, raporton Gazeta Express./d.m-dritare.net