Shqiptari zgjohet nga koma në momentin që familja futet në dhomën e tij

Muharrem Vuçitërna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, ditë më parë ka rënë viktimë e një aksidenti të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptari nga Kosova ka qëndruar shtatë ditë në koma, dhe është çuar në momentin që familja e tij është futur në dhomën e tij, në spital.

Muki pësoi dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të një aksident tejet fatkeq, ku teksa po merrte gjësende nga bagazhi i tij, nga prapa në një rrugë njëkahore u godit prej një veture që po drejtohej prej një femre ende të panjohur, duke e shtypur Muharremin në mënyrë tronditëse dhe duke ia rrezikuar jetën.

Mjekët në SHBA bënë çmos ta shpëtojnë Mukin, dhe ia dolën – pas shtatë ditëve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen.

LEXO DHE :  Universiteti i Mjekësisë heq tarifat e shërbimeve, për studentët

Kjo ka ndodhur pikërisht në vizitën e familjarëve të tij të ngushtë, të cilët me shumë vështirësi arritën që të udhëtojnë drejt SHBA-së që të vizitojnë djalin e tyre, raporton Rahoveci24.

Muki do ta ketë një rikuperim të vështirë, të mundimshëm dhe shumë të gjatë, i cili vetëm sa ka filluar, dhe ai vështirë se do të mund të punojë një kohë të gjatë.

Shoqëria e komuniteti shqiptar në SHBA, por edhe njerëz vullnetmirë në Kosovë, kanë kontribuar ditëve të fundit në një fushatë të nisur për t’i ndihmuar atij në GoFundMe, ku janë mbledhur mbi 60 mijë dollarë./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.