Shqiptari që nuk i do paratë, fiton 140 milionë lekë në Telebingo dhe nuk i tërheq
Dritare.net
Sipas rregullores së lojërave të fatit, blerësi i kësaj bilete milionere, duhet që brenda 90 ditësh të paraqitet së bashku me biletën për të tërhequr çmimin e fituar. Në këto kushte, çdo person që ka blerë bileta për shorteun special të ndërrimit të viteve, pranë vajzave të promocionit, mund të paraqitet në çdo pikë të shitjes së biletave të Telebingos, për të verifikuar edhe një herë nëse janë fitues të bingos milionere 140 milion lekësh.
Krahas pikave të shitjes së biletave, ky verifikim mund të bëhet edhe në faqen zyrtare të Telebingos në Facebook, ku gjenden të detajuara të gjitha të dhënat për çmimet e fituara në këtë shorte special. E nëse deri në përfundim të afatit 90 ditor, ky fitues nuk paraqitet, fond i mbetet kompanisë.