Një 60 vjeçar nga Kosova ka dalë para gjykatës zviceriane të Sant Ganllenit, për një vepër penale jo të zakonshme. Ai ka pranuar se ka bërë seks 3 herë me një lopë. Prokurori kërkoi që kosovari të dënohet me 12 mijë e 500 franga, përcjell gazetametro.net. Ndërsa, gjykata e bëri fajtor jo vetëm për mizori ndaj kafshëve, por edhe për cenim të pronës private, pasi natën është futur në stallën e huaj të një bujku. Ai është zbuluar nga kamerat që bujku kishte vendosur në stallë. 60 vjeçari invalid u shfaq i penduar në gjykatë, duke thënë: “Kërkoj falje për atë që kam bërë. Nuk mund ta shpjegoj se si e bëra diçka të tillë ”.