Shqiprim Arifi e humb shumicën në Kuvendin e Preshevës
Dritare.net
Fetanete Mehmedi, këshilltare e kuvendit komunal të komunës së Preshevës përmes një letre dërguar kryetarit të organit më të lartë qeverisës lokale ka njoftuar se është larguar nga grupimi politik i Alternativës për Ndryshim në Preshevë.
“Ju njoftoj që unë Fetanete Mehmed, këshilltare e kuvendit komunal angazhimin tim politik në këtë institucion prej sot do ta vazhdojë si këshilltare e pavarur duke ndërprerë bashkëpunimin politik me Alternativën për Ndryshim”, shkruhet në letrën e këshilltares Mehmedi.
Ajo këtë largim e ka arsyetuar se qeverisja aktuale ka dështuar në realizimin e zhvillimit të komunës.
Partnerët e koalicionit qeverisës në këtë Komunë( APN, Lëvizja për Reforma- PDSH dhe dy këshilltarët serbë) kanë 19 këshilltarë, po aq sa ka edhe opozita në këtë Komunë. Nëse largohet edhe një këshilltar nga ky koalicion, atëherë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, rrezikon të shkarkohet./A.C/dritare.net