Shqipëria nuk ka më parti politike, por ka brigada politike!

Nga Denis Dyrnjaja
Shqipëria e Shekullit të 21 është mbushur me brigada politike. Çfarë janë brigadat politike?! Janë formacione ku aderojnë një grup njerëzish që janë të gatshëm të falin integritetin dhe dinjitetin personal e publik për t’u rreshtuar brenda brigadës politike, ku duhet të marrësh leje për të folur në publik. Në Vitin 1990 të gjithë kishin etje për të folur. Zëri i Amerikës asokohe intervistonte edhe njerëz që kishin dalë hapur kundër regjimit komunist në rënie, por edhe njerëz të regjimit për të kuptuar mendësinë dhe veprimin e tyre dhe të gjithë flisnin pa censurë. Me ardhjen e demokracisë kjo traditë i ruajt, madje edhe në vitet më të serta të pushtetit autokratik të Berishës president, nuk u arrit deri pikën ku njerëzit duhet të kontrolloheshin dhe urdhëroheshin për të folur ku dhe çfarë. Në këtë pikë kemi mbërritur sot në prag të Vitit 2020 ku partitë kryesore janë shndërruar në brigada politike. Kemi Brigadën e PS-së, të PD-së dhe LSI-së. Më rëndë janë dy të parat. Brenda tyre është strukturuar dhe zyrtarizuar censura politike. Përjashto individë të ndryshëm, që për hir të vërtetës kanë integritet dhe e kanë ruajtur atë si vlerë njerëzore së pari, pastaj si vlerë e kontributit personal politik, të gjithë të tjerët, pra shumica, duhet të marrin leje në zyrën e propagandës për të dhënë mendimin e tyre në hapësirat mediale. Kjo s’është as më shumë dhe as më pak se “vrasje” e lirisë së mendimit dhe veprimit në mënyrë masive. Duhet të dini se shumica për të mos thënë 90% e njerëzve të angazhuar në politikë marrin leje për të folur. Pra nuk mund të flasin ose prononcohen dot për qëndrimet e partisë ose qëndrimet e tyre personale brenda partisë, pa leje. Kjo është pika fundore e demokracisë. Si mund të kenë njerëzit shpresë në një vend ku nga viti në vit censura politike në radhë të parë po thyen rekorde të padëgjuara për një sistem të pretenduar pluralist dhe demokratik?! Të gjithë bëjnë leksione demokracie dhe kërkojnë besim publik por ndërkohë në mendësinë e tyre është diktati. Nuk je diktator nga veshja apo spaletat, por nga mendësia. Mendjet e lira janë marrë peng brenda brigadave politike në Shqipëri!/Dritare.net

Marrë nga Facebook-u i autorit.

LEXO DHE :  Vrasja në Shkodër, policia jep detajet

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.