Shqipëria akuzon Belgjikën për  Bajrat : Nëse do të ishin më të shpejtë, shumë krime do ishin ndaluar

Safet Bajri Rrustemi, po vazhdon të jetë kryelajm në mediat belge.

Së fundmi, mediat belge citojnë një zyrtar të lartë të qeverisë shqiptare, duke deklaruar se Belgjika ka vonuar shumë informacionet për Bajrin, dhe nëse pala belge do të punonte më shpejtë shumë krime do të ishin ndaluar, shkruan Dritare.net.

“Belgjika ka pritur shumë kohë që të dërgojë informacionin rreth Bajrit. Nëse kjo do të kishte ndodhur më parë, autoritetet shqiptare mund të kishin ndërhyrë më shpejt dhe ne mund të kishim ndaluar krime të rënda” citohet zyrtari nga “Terzake”.

Nga ana tjetër ka reaguar menjëherë Ministri i Drejtësisë i Belgjikës Koen Geens i cili pranon se shërbimet e tij mund të kishin punuar më mirë, për bandën Bajri.

 

Në Belgjikë diçka ka shkuar keq me procedurën, shpjegon. “Nëse dikush ka fakte në vitin 2001 dhe të njëjtat fakte i ka sërish në dhjetorin e vitit 2017, është e çuditshme, por vonesa në arrestim nuk është për shkak të belgëve. Diçka shkoi keq në procedurat për dënimin e tij. Shërbimet tona mund të kishin punuar më mirë. Nëse Belgjika dhe departamenti i Emigracionit nuk do e kishte dëbuar Rustemin, nuk e di nëse këto fakte do të kishin dalë në dritë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes dy agjencive ka qenë shumë i mirë”, tha Geens në një emision televiziv në Belgjikë.

LEXO DHE :  Kam probleme me ereksionin, çfarë të bëj?

“Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por, Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve”, ka konfirmua ministri belg

“Operacioni është kryer tërësisht nga autoritetet shqiptare. Dhe ne gjithashtu kishim mbështetjen e autoriteteve holandeze të cilat kanë identifikuar dhe arrestuar në Holandë dy anëtarët e bandës. ky ishte një operacion i suksesshëm.”-thotë për mediat belge zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, shkruan Dritare.net.

“Por mund të kishim ndërhyrë shumë më herët nëse Belgjika do të  bashkëpunonte më mirë me ne, thonë burime të ndryshme brenda policisë, drejtësisë dhe qeverisë shqiptare”-shkruajnë mediat belge.

Ministri i Drejtësisë së Belgjikës, gjithashtu ka përgëzuar palën shqiptare për arrestimin e bandës së Bajrit./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.