Shqip & Fashion, në një sfilatë yjesh, te Klodi!

Bota e modës, make up-it dhe stilimit është ajo që i mbledh të gjithë bashkë, për të parë dhe shijuar sfilata të mrekullueshme.
Një sfilatë në formën e photoshootit , jo e zakonshme, u realizua dje nga konsulentja e imazhit dhe themeluesja e Ti Institute, Klodi Mengri, në një Bashkëpunim me Akademinë e Arteve dhe ndihmën e Austrian Development Cooperation.


Pas realizimit të disa workshop-eve, u përzgjodhën 10 studentet më të mira për të sjellë tradicionalen në konteporane.
Mbrëmjen e djeshme vajzat që kishin stiluar veshjet e sfilatës, të frymëzuara nga veshjet tradicionale shqiptare, i sollën ato duke i prezantuar në një formë të veçantë.
Veshja tradicionale nga ku ishin frymëzuar, veshja e sjellë nga frymëzimi, dhe stilistja e që i shoqëronte duke prezantuar punën e saj.

 

Veshjet e sjella nga stilistet nuk ishin prodhime fabrike, por të punuara me dorë në mënyrë perfekte.
Jo vetëm veshjet ishin stiluar, por edhe elementë të tjerë të së bukurës si kapela, vathë, suvenire.

Ishte një mbrëmje ku nuk munguan njerëz të modës , tingujt muzikës me kitarë, koktejeve dhe sigurisht prania e vajzave që përcillnin frymën moderne me veshje tradicionale shqiptare.

LEXO DHE :  Babale/ PD nxjerr përgjime të reja për Alizotin: Hap gojën sa do, i tha shoku nga Librazhdi


Identiteti është një nga elementët e Ti Institute dhe është pikërisht ajo që vendi ynë ka nevojë.
Sepse të gjithë stilistët frymëzohen diku apo nga dikush, dhe vendi ynë nuk ka nevojë të kopjojë, kur mund të frymëzohet nga tradita dhe identiteti i saj.


Ajo që duhet është të mos e zbehim të bukurën e Shqipërisë, por ta forcojmë atë duke e sjellë në forma dhe mënyra të ndryshme. Dhe kush më mirë se Klodi di ta bëjë këtë gjë./dritare.net

 

Gjatë eventit ne Ti Institute?

A post shared by Dritare.net (@dritare_net) on



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.