Shpëtoni nga aknet me këto maska në kushte shtëpie

Nuk keni arritur të kuptoni asnjëherë se pse aknet nuk u zhdukën edhe pas adoleshencës. Zakonisht faktor kryesor te vajzat që ndikon për aknet janë hormonet.

Luhatjet gjatë ciklit menstrual, shtatzënia dhe menopauza gjithashtu ndikojnë për aknet.

Maska apo trajtime të ndryshme për aknet kanë në përbërjen e tyre ilaçe farmaceutike.

Por mos u shqetësoni ka disa mënyra shumë të thjeshta që ju mund të shëroni aknet edhe në kushte shtëpie. Madje do ndiheni më mirë, do kurseni para gjithashtu edhe kohë.

Aspirina

Rrallë ndodh të gjesh një shtëpi e cila nuk mban aspirina. Nëse jeni lodhur nga aknet dhe nuk keni gjetur mënyrën që t’i zhdukni ato, do ju mjaftojnë vetëm 3- 5 kokrra aspirina. Thërrmojeni aspirinën në pjesë shumë të vogla me anën e një filxhani kafeje. Më pas në një pjatë bashkoni aspirinat e thërrmuara me lëng limoni të freskët, pastaj lëreni për disa minuta që aspirina dhe limoni të lidhen mirë bashkë.

Mjalti

Personat që kanë lëkurë të thatë ankohen gjatë gjithë kohës, por të njëjtën gjë në fakt bëjnë edhe personat që kanë lëkurë të yndyrshme. Për  të dyja rastet mjalti është fantastik për t’jua shndërruar fytyrën si lëkura e një bebeje. Me gishtin tregues përhapni pak mjaltë në pjesët ku keni probleme, lëreni përreth 10 minuta dhe më pas pastrojeni me ujë ët bollshëm.

LEXO DHE :  PD kërkon arrestimin e Dakos, duhet të paguajë me burg krimin elektoral

Aloe vera

E keni dëgjuar shumë herë të përmendet për maska apo trajtime të ndryshme deh asnjëherë nuk e keni provuar. Mos humbisni më kohë nëse doni të shpëtoni njëherë e mirë nga aknet. Merrni një gjethe dhe ndajeni me kujdes dy anët e gjethes në mënyrë që ët merrni të gjithë xhelin që përmban brenda. Me dy pjesët që janë plot xhel, lyeni ngadalë fytyrën derisa fytyra të thith lëngun e gjethes. Më pas lëreni të  thahet,  të krijojë një cipë të hollë e pastaj mund ta lani fytyrën. Do e prekni dhe s’do  e besoni? Besojeni sepse është e vërtet ajo që ju duhet të bëni është të kujdeseni rregullisht për fytyrën, sugjeron dritare.net./A.C/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.