Shpella e Tajlandës kthehet në muze, një inspirim për industrinë e filmit

Shpella e Tham Luang, në Tajlandë, ku mbetën të bllokuar 12 fëmijë edhe trajneri  i tyre, për 17 ditë, do të kthehet në muze.

Sipas zyrtareve të shpëtimit, muzeu do të tregojë operacionin e shpëtimit, duke shtuar se kjo do të ishte një ‘tërheqje e madhe’, për Tajlandën. Mësohet se, të paktën dy kompani po kërkojnë të xhirojnë një film, që tregon historinë e shpëtimit të grupit të futbollistëve të vegjël, informon dritare.net

LEXO DHE :  Mundet rënd Kombëtarja e Panuçit, skocezët shënojnë golin e katërt

Marina e Tajlandës, ka publikuar pamjet dramatike të vetë operacionit, duke treguar se si zhytësit e ekspertëve lundronin për shpëtimin e ekipit të vogël. Këto pamje do të përdoren si ide për xhirimin e filmave, në shpellë.

Ndërkohë, 12 djemtë dhe trajneri i ekipit të futbolli ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën./K.C/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.