Shpallja e 52 grekëve non grata, Greqia: Kujdes me veprimet që rëndojnë marrëdhëniet tona!
Dritare.net
Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të ministrisë së Brendshme shqiptare, për shpalljen e 52 personave “non grata” pas ngjarjeve në Bularat të së enjtes.
Ministria e Jashtme greke, ka kërkuar shpjegime lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “non grata”, dhe i bën thirrje qeverisë sonë të ketë kudjes me veprimet, që mund të rëndojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke./ I.M-Dritare.net