Shpallen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi sot ka shpallur zgjedhjet presidenciale.

Krahas zgjedhjeve presidenciale, do të mbahen edhe ato lokale për komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

Xhaferi kërkoi zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat sipas tij do të jenë kyç që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

LEXO DHE :  Foto/ Ja si kanë qenë vipat para se të bëheshin të famshëm!

Sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars./E.D-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.