Përdhunonte shoqet e vajzave dhe fëmijët e fisit, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rodos pasditen e së dielës pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me të mitur raportojnë këtë të martë mediat greke.

viasmos

Siç shkruan media lokale “dimokratiki.gr”, ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 6 vjeçe në verën e vitit 2013 dhe në vitin 2009, me një vajzë 14 vjeçe, të cilën e kishte edhe të afërme. Abuzimi me këtë të fundit ka zgjatur për katër vite.

Një tjetër rast që kanë zbuluar hetuesit është edhe ai me një djalë 13 vjeç në vitin 2008, edhe ky i afërm i abuzuesit.

kryesore

Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përfitonte nga fëmijët duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërinë që ata kishin me vajzën e tyre për tu shfrytëzuar seksualisht.

LEXO DHE :  Studimi demografik dhe shëndetësor, Manastirliu: Buxheti do të orientohet sipas nevojave për shërbim shëndetësor afër vendbanimit

Raportohet se njërit prej viktimave të shqiptarit, i janë shfaqur probleme, që kanë pasur nevojë për trajtime nga psikologë.

Një tjetër viktimë e abuzuar prej vitesh, një vajzë, është ekzaminuar në Spitalin Universitar të Larisës për “kruaje në organet gjenitale”. Ajo e përshkroi sulmin nga shqiptari të ndodhur 2-3 herë në javë dhe ai që i jepte 3-4 euro çdo herë duke i thënë se ajo që bënin ishte normale.

Të miturit, në praninë e psikiatërve, u kanë dhënë dëshmi punonjësve të policisë që përshkruajnë orët e tmerrshme në duart e shqiptarit./panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.