Shkon në Rusi për botërorin, Malumës i plaçkiten 680 mijë euro bizhuteri
E Martë 19 Qershor 2018, 22:10
Dritare.net
Artisti i famshëm kolumbian, Juan Luis Londono është plaçkitur në një hotel në Moskë të quajtur “Four Seasons”.
Hajdutët i kanë vjedhur disa bizhuteri, të cilat kapin vlerën e 680 mijë eurove.
Sipas burimit, një person i panjohur ka prezantuar veten si një mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik.
Në mesin e artikujve të vjedhur janë rrathë Cartier, disa Rolex, Hublot, Patek Philippe dhe orët Audemars Piguet, si dhe një kuletë./d.m-dritare.net