"Shkojmë në zgjedhje pa opozitën", Rama replikon me Ruçin: Nuk është sfida juaj
Dritare.net
“Ende LSI s’ka marrë vendimet e saj, ne jemi të hapur për të qenë në koalicion, ashtu sikurse jemi të vendosur që me apo pa koalicion PS do të paraqesë alternativën e saj në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Ruçi.
Lëvizja Socialiste për Integrim mendon ndryshe. Kryetari i Grupit Parlamentar, Luan Rama thotë në një intervistë për Televizioni Klan se pa opozitën s’ka zgjedhje.
“Nuk besoj që zoti Ruçi të jetë shprehur në atë mënyrë. Zgjedhjet nuk janë një sfidë personale, as sfidë e një partie. Dhe zgjedhjet pa opozitën nuk mund të jenë zgjedhje demokratike, në kuptimin real, funksional edhe kushtetues të tyre”, u shpreh Ruçi.
Por edhe pse LSI thotë se s’ka zgjedhje pa opozitën, ajo ka bërë kërkesë për t’u regjistruar në KQZ për garën e 18 Qershorit, kërkesë që do të miratohet të mërkurën. Teksa zyrtarizohet si konkurrente në garë, ajo nuk ka marrë ende vendim nëse do të jetë sërish me Partinë Socialiste në aleancë.