Shkoi me kamion në Angli, dënohet me burg shqiptarja pasi operohet

Një 31-vjeçare shqiptare e identifikuar si Fatmira Tafa, është dënuar me 14 muaj burg në Angli pasi ka përdorur identitet të rremë për të bërë një transplant veshkash që kushtonte 72 mijë paund.

31-vjeçarja shqiptare, ka shkuar në Britani e fshehur në një kamion.

Shqiptarja ka përdorur emrin  Eleni Manola për të kryer një transplant veshkash në Spitalin Universitar të Uellsit , por është zbuluar se ky identitet ekziston vërtetë dhe ndodhet në Greqi, shkruan “Daily Mail”

LEXO DHE :  Qeverisja e turmës

Avokati mbrojtës i shqiptares tha në gjykatë se veprimet e saj ishin për të shpëtuar jetën.
“Ajo po përballej me vdekjen dhe nëse nuk do të kishte ndërmarrë vendimin për t’u operuar, kush e di ku do të ishte tani”- ka thënë avokati mbrojtës. Gjykata vendosi në fund dënimin saj me akuzën për ‘falsifikim dokumentesh’./I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*